Keni ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit? Atëherë vuani nga kjo sëmundje

Mëlçia është përgjegjëse për më shumë se 500 procese thelbësore trupore. Përpunimi i ushqimit, luftimi i sëmundjeve dhe largimi i helmeve nga gjaku janë disa prej tyre. Prandaj, nëse mëlçia dëmtohet në çfarëdo mënyre, mund të krijojë probleme serioze. Kur mëlçia ka shumë yndyrë, e cila shpesh shkaktohet nga një dietë e keqe, mbipesha dhe mosstërvitja, zhvillohet sëmundja e mëlçisë yndyrore.

Cirroza është emri i fazës së fundit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore. Kjo ndodh pas vitesh dëmtimi të këtij organi, gjë që bën që organi të bëhet me dhëmbëza, me gunga dhe tkurrje. Cirroza e mëlçisë mund të shkaktojë ënjtje në pesë pjesë të ndryshme të trupit, në:

1.Këmbë

Kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, presioni grumbullohet në venat e saj, duke rezultuar të ketë zgjerim. Presioni kufizon qarkullimin e gjakut në mëlçi, dhe si rezultat, veshkat nuk janë në gjendje të nxjerrin shumë kripë nga trupi. Nëse shihni vena të fryra në këmbë nuk duhet në asnjë rast t’i neglizhoni.

2. Kaviljet

Edema, e njohur shpesh si ënjtje në këmbë ose kyçe, është një tjetër simptomë e sëmundjes së mëlçisë. Këmbët e fryra mund të shkaktojnë probleme në aftësitë lëvizëse dhe të shkaktojnë parehati.

3.Bark

Shpesh, simptomat e sëmundjes së mëlçisë edhe mund të ngatërrohen. Përshembull ënjtja në bark mund të ngatërrohet me fryrje të zakonshme. Nëse nuk trajtohet, një bark i fryrë mund të zhvillohet në kancer.

4.Gishta

Fryrja e gishtave dhe kur majat e gishtave bëhen më të rrumbullakëta se zakonisht, është një simptomë e cirrozës së mëlçisë. Duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek dhe të merrni trajtim në kohë nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet më tepër.