Reperi i njohur, Getoar Selimi në një intervistë së fundmi ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin.
Ai tha se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.
Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.
Më pas, ai tregoi se momentin e vështirë e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.
“Unë kam mendu se po lind vajza, e duhet të jetoj e të jem mirë për të. Nuk doja as ta jepja veten shumë, se në këto raste më keq i bën të tjerëve se vetes. Mua më ka ndodhur më para me djalin e tezes dhe besom që e kam pasur të vështirë.
Njeriut kur i ndodh vetë i vjen një forcë e papërshkrueshme. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar”