Portali Nacionale ka publikuar një audio-incizim të bisedave në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Pjesë e kësaj bisede del të jetë edhe një takim që është realizuar në mes të Kusari-Lilës dhe Milan Radojicic, të cilin Simiq pohon se e ka organizuar.
Milan Radojiçiq është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai është në listën e zezë e ShBA-së. Me rritjen e ndikimit politik, Radojicic mori pushtet edhe në terren duke u bërë ‘zot’ i veriut që vështirë kontrollohet nga organet e sigurisë.
Transkripti i bisedës:
Slavko Simiq: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza Kusari-Lila : “Dy tre minuta”
Slavko Simiq : “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”
Slavko Simiq: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza Kusari-Lila : “E kush është kryesori, Rakiq apo?”
Slavko Simiq: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza Kusari-Lila : “Pse po më thua mua?”
Slavko Simiq: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”
Slavko Simiq: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”
Mimoza Kusari-Lila: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”