Manuel Rrapushi, 32-vjeç, babai i 2 vajzave të vogla, është një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po vuan vështirësitë ekonomike.
Erion Isai: Do ja nxijë jetën kryeministrit për investime, të bëj “betimin e Erionave” –
Pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, i ati u detyrua që pas tërm etit të qershorit 2019 t’i çonte në jetimoren e Korçës.
“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka treguar banori.
32-vjeçari Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, dhe kryetarin e saj Erion Isai për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.
“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, tregon Rrapushi.
Rasti i 32-vjeçarit Manuel Rrapushi ishte i njohur për të gjithë fshatin Qafzes. Banorët e këtij fshati mundohen sadopak të ndihmojnë Manuelin, por bashkia ka zgjedhur të distancohet nga përgjegjësia, duke e lënë këtë banor të vetëm në pritje të një ndihme.