Koleksioni i veturave të Khabib Nurmagomedov: Ferrari e Mercedes me vlera marramendëse, por për tu futur në MMA ai kishte shitur veturën e tij të parë

Qysh kur u shfaq në UFC, Khabib Nurmagomedov, e ka shijuar edhe mënyrë e jetese si ylli kryesor i MMA.
“Shqiponja”, di të ndeshjet sonte në UFC 254 kundër Justin Gaethje.

Ai raportohet të ketë një pasuri rreth 25 milionë euro, të arritura nga fama që ka marr prej se është kampion në UFC.
Me këto para ai i ka blerë vetes një koleksion veturash që i përshtaten një kampioni si ai.

Nga vetura e tij e parë – një Lada Priora – te një Ferrari i shpejtë: t’i hedhim një vështrim koleksionit mahnitës të makinave të Khabib.

LADA PRIORA
Kur Khabib mori lejen e tij të vozitjes në vendlindjen e tij, Dagestan, ai bleu makinën e tij të parë – një Lada Priora.
E vlerësuar me pak më shumë se 2,000 euro, ajo ishte një makinë e përballueshme për të.

Sidoqoftë, ai nuk e kishte mbajtur gjatë duke u shitur për të financuar një karrierë në MMA. Duket sikur ia vlejti!

MERCEDES-BENZ W124 300E
Khabib gjithmonë dëshironte të kishte një Mercedes. Dhe kur filloi të bënte para, ai i shpenzoi në një model 300E që sot vlen 5,000 euro.

Khabib me këtë makinë kishte bërë aksident.

Kur Khabib filloi të bëjë emër në UFC, një miliarder rus donte ta falënderonte atë për përpjekjet e tij për të vendosur vendin e tyre në hartë e MMA.
Kështu, ai ia bleu një AMG-GT që vlente rreth 1500,000.

BMW 6 SERIA
Kur karriera e tij mori hov, Khabib investoi në BMW 6. Shumë e këtyre veturave fillon nga 42,000 euro.
Sidoqoftë, nuk dihet se cilat modele të sakta i kishte Khabib.

TOYOTA LAND CRUISER J200
Besohet se vetura e fundit në garazhin e Khabib është një Land Cruiser J200 – me një model bazë që kushton mbi 65,000 euro.
Është një nga modelet më të njohura të Toyota-s, ndërsa njëkohësisht është edhe sponsor i Khabibit.

Ky automjet është i zgjedhur nga forcat e Kombeve të Bashkuara dhe forcave e NATO-s. /Telegrafi/