Ambasadori holandez në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop në programin “Diplomacia dhe biznesi” tha ky vend është dashur para shumë viteve të realizojë reformat, për të cilat kanë marrë miliarda euro.
“Reformat e nevojshme mund të ishin bërë 10-15 vite më parë, por nuk u bënë. Është e padurueshme të flasësh për euroskepticizëm nga ai aspekt, madje është fyese, sepse pas 20-30 vitesh mbështetje për të hyrë në BE, pyetja është ku janë miliardat, ku janë dhe çfarë ndodhi me trajnimet që bëmë? Pse të gjitha rregullat dhe rregulloret e reja nuk zbatohen siç duhet? Është çështje mentaliteti?”, tha Kop.
Ai kujtoi ndihmën që mori vendi nga BE gjatë pandemisë, por edhe krizën ekonomike që ndodhi për shkak të çmimeve të larta të energjisë.
“Ju mund të mbani mend, taksapaguesit tanë paguanin për vaksinat e koronavirusit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian para disa muajsh i dha Qeverisë së Maqedonisë edhe 200 milionë euro shtesë, për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe inflacionit, edhe pse edhe taksapaguesit tanë u përballën me të njëjtin problem energjetik dhe çmime të larta”, tha Kop.
Ai thotë se janë qesharake kritikat se shtetet anëtare marrin më shumë ndihmë financiare për rikuperimin nga kriza ekonomike sesa vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.
“Dëgjoj kur thuhet se i japim më shumë para Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe jo vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më lejoni të përgjigjem kështu: A duhet të jepni para xhepi për fëmijët tuaj apo për fëmijët e fqinjëve tuaj dhe atë në të njëjtën sasi?” Është qesharake”, tha ambasadori Kop.
Sipas tij, problemi në Maqedoninë e Veriut është se njerëzit nuk u besojnë më institucioneve dhe ankohen në gjykata, prokurori, në polici.
“Problemi i vërtetë është se njerëzit nuk u besojnë institucioneve. Ky besim është dhjetë herë më i ulët në krahasim me vendet e BE-së. Njerëzit ankohen në gjykata, në prokurori, në polici… Marrim letra dhe email. “Epo, ne nuk jemi të verbër,” tha Kop.
Për Holandën, kur është fjala për integrimet evropiane të Maqedonisë, shtoi Kopp, gjëja e parë që gjithmonë do të matet është se sa mirë janë realizuar reformat.
“Qëllimi juaj duhet të jetë hyrja në BE dhe kjo mund të ndodhë pas disa vitesh kur të plotësoni kushtet. Dhe nëse nuk e ndryshoni Kushtetutën deri atëherë, atëherë sigurisht që do të duhet ta ndryshoni atë për t’i sjellë të gjitha ndryshimet në kornizën e re ditën që flamuri juaj do të ngrihet pranë flamurit tonë në Bruksel”, tha ambasadori holandez.