Ministri i mbrojtjes së Serbisë Milos Vucevic, tani edhe kryetar i Partisë Progresive Serbe, deklaroi sot se Serbia përkundër trysnisë nga jashtë do të bëjë përpjekje të ruajë politikën e pavarur, një kjo përsëritje e deklaratës gati të njejtë gjatë ditës të bërë nga shefi të tij.
Vucevic në tubimin e Partisë Progresive Serbe për festën e Vidovdan e bërë një deklaratë të ngjashme histerike me atë të presidentit serb Aleksandar Vucic se presioni ndaj Serbisë do të jetë edhe më i madh tani sipas tij, posaçërisht sa i përket Kosovës dhe rajonit.
Shumë para dhe fuqi do të investohet që të destabilizohet Serbia, jo gjithmonë e dukshme, siç është presioni rreth çështjes së Kosovës apo revizioni i Marrëveshjes së Dejtonit, thjeshtë kushtëzim i Serbisë që të mos mendojë me kokën e vet, por dikush tjetër t’i diktojë çfarë të bëjë. Ne si parti duhet të jemi të aftë dhe durueshëm që t’i dallojmë këto sinjale.”
Siç është obligative si duket Vucevic lartësoi shefin kur tha se ai beson në politikën e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe se synimi është që të respektojmë të tjerët por edhe të ruajmë pavarësinë tonë.
Nuk mungoi as porosia tjetër në vijë me politikën dhe narrativin e pushtetit serb se na qenka kjo parti shpëtimtare që ende do të mbështesë popullin serb në Kosovë, jo vetëm për Vidovdan por çdo ditë të jenë me ta. Porosi kjo në kohë krize e lëkundje të pushtetit serb.
“I dërgojmë mbështetje të arrestuarve në aksionet terroriste se jemi me ta dhe nuk do të ketë asnjë tradhti, që Partia Progresive Serbe do të mbështesë presidentin në përpjekjet që të mbrojë serbët në Kosovë e Metohi, të ruajmë të gjithë serbët, të ndërtojmë rrugë dhe hekurudha, shkolla, spital, forcojmë ushtrinë dhe policinë, që të mos humbim të drejtën për të ardhmen, e njëkohësisht edhe interesat kombëtar” tha Vucevic.