Analisti Spahiu ngre alarmin: Situata mund të eskalojë në manifestimin e Vidovdanit – Policia të jetë në gjendje gatishmërie

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë të gatshme të reagojnë për çfarëdo rasti që cenon sigurinë kombëtare nesër në manifestimin e Vidovdanit që pritet të mbahet në Manastirin e Graçanicës.

Një eskalim i mundshëm i situatës sipas Spahiut mund të ndodhë meqë serbët e Kosovës kanë deklaruar se kryeministri Kurti i ka mashtruar me zgjedhjet e fundit në katër komunat e veriut.

Spahiu thotë se pjesëmarrësit në këtë manifestim mund të përzihen me gra e fëmijët duke bërë veprime që bine ndesh me sigurinë kombëtare të Kosovës

“Aty mund të jetë shumë e vështirë. Shpresojmë që se kanë ndërmend ta bëjnë. Por, s’duhet përjashtuar këtë mundësi. Vetë fakti që tubim i qetë u mbajtë një ditë para Vidovdanit, nuk do të thotë që nesër të mos bëhet ndonjë veprim tjetër. Shumë nga serbët thonë se Albin Kurti i ka mashtruar, se i ka detyruar kryetarët të betohen nëpër bashkësi lokale. Institucionet duhet të jenë të gastshme të reagojnë në cfarëdo rasti që e cenon sigurinë kombëtare.”, tha Spahiu.