Al-Hilal ka bërë tashmë dy lëvizje të mëdha transferimi nga Europa, duke nënshkruar me Ruben Neves dhe Kalidou Koulibaly. Dy lojtarët që u transferuan në Arabinë Saudite tani e tutje do të udhëtojnë me avionët ultraluksoz të skuadrës i cili ka dhomë prej ari.
Odion Ighalo, i cili luan për Al-Hilal që nga janari i vitit 2022, publikoi në rrjetet sociale një video brenda avionit, të cilin ekipi e përdor për udhëtimet e tij.
Bëhet fjalë për një Boeing 747-400, i cili kushton rreth 200 milionë euro dhe është dhuratë nga princi Alwaleed bin Talal, i cili është një tifoz i madh i skuadrës.
Avioni fillimisht kishte 400 ulëse për pasagjerë, por këto u zëvendësuan për të krijuar vend, dhe përfshin një dhomë ngrënie dhe një dhomë prej ari.