Biznesmeni dhe presidenti i grupit “Balfin”, Samir Mane, ka premtuar se do të ndihmojë dy motrat Gentiana dhe Ilda Marku të cilat janë rritur pa baba dhe vetëm me sakrificën e mamasë së tyre.
Historia e motrave Marku u tregua nga vetë ato në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Biznesmeni Samir Mane po dëgjonte nga ana tjetër e murit ndarës historinë prekëse që rrëfyen motrat.
Presidenti i grupit “Balfin” u shpreh Gentianës dhe Ildës do t’i gjejë një shtëpi për mamanë e tyre, pasi ende jetojnë në banesë me qira.
Samir Mane: Emocionuese në shumë dimensione, e para humbja e një 29-vjeçari babai i dy gocave. E dyta humbja e një polici në detyrë për shkak të detyrës së vetë. Padyshim e kuptoj maksimalisht emocionin e vajzave.
Ardit Gjebrea: Të mendosh që 1 vjeç pa baba. Ajo që më preku ishte festimi i ditëlindjeve që ajo nuk e kuptonte. Ditëlindjet mendonte se festoheshin kur shkon në shkollë se kishte motrën më të madhe dhe nuk e dinte pse nuk festohej dot ditëlindja e saj…
Samir Mane: E gjitha ishte një gjë shumë emocionuese, kështu që unë jam i sigurtë që histori të tilla ka, të dhimbshme.
Ardit Gjebrea: Çfarë mund të bëjmë për këto dy vajza, për këtë familje? Mua më erdhi shumë mirë kur dëgjova se ministri Çuçi i ka ndihmuar me aq sa mundej.
Samir Mane: Vajzave do i gjejmë shtëpinë për mamin e tyre, atë që dëshirojnë ato.
Ardit Gjebrea: Që në fillim kur të prezantova si një shok të mirë në nevojë, kështu që nuk e kisha vetëm shok i mirë i imi. Por i të gjithë shqiptarëve se të mendosh 5,000 familje që janë të punësuara dhe marrin të ardhura, ndërkohë që foli për papunësi. Të gjithë bashkë, është një #hashtag që unë mendoj që e kam thënë në fillim ‘të gjithë bashkë mundemi’. Secili në atë gjënë e vetë, ministri me punësimin, ne me programin, pastaj vini ju me fondacionet që keni i krijoni një komoditet dhe jo pa qëllim unë ju ftova për këtë rast. Mbi të gjitha nëse e vutë re këto dy vajza kishin shumë dinjitet, ishin vajza dinjitoze. Ka familje në nevojë që fillojnë e qajnë atë hallin e tyre, ndërkohë që ato treguan pamundësinë e tyre ekonomike, pasigurinë për të paguar qeranë e mamasë së tyre. Dinjiteti i tyre ishte mbreslënës.
Samir Mane: Sado pak të ndihmojmë edhe në këtë rast ose edhe me raste të tjera që ne e bëjmë në mënyrë të përditshme tashmë, mundohemi t’iu gjendemi njerëzve në nevojë duke plotësuar dëshirat e tyre duke ndimuar ato me aq sa mundemi.