Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Burimet bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.