Arifi: Sipas logjikës së Ramabajës, as Kurti s’është mjaft shqiptar sepse e ka gruan norvegjeze

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur se nuk i merr afër zemrës fyerjes e njerëzve, që sipas tij janë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për Nacionalen, Arifi ka folur edhe për fyerjet nga opinonisti i çështjeve politike në vend, Sadri Ramabaja, i cili në një nga debatet e javës që po lëmë pas, i tha kryetarit të Preshevës se ai nuk ka formim të plotë shqiptar sepse gruan e ka me shami.

Ai ka thënë se sipas kësaj logjike, as kryeministri Kurti nuk është tamam shqiptar, meqenëse gruan e ka norvegjeze.

“Ajo ndodhi sepse Ramabaja dhe shefi i tij i takojnë një mentaliteti komunist. Mentaliteti i tillë i fyen dhe akuzon të gjitha ata që ua rrezikojnë pozicionin dhe që i kritikojnë. Ky mentalitet komunist është treguar qartas kur hyri në çështjen e shamisë dhe fesë dhe ku aludojke që unë nuk jam tamam shqiptar, sepse gruaj ime dhe unë jemi besimtar. Unë i thash edhe e atij që, se shyqyr që këto mentalitete komuniste i kemi në ikje. Duhet të ua rikujtoj edhe atij, se gruaja e Albin Kurtit është norvegjeze dhe nëse e përdorim të njëjtën logjik, sipas Ramabajes, as Kurti nuk qenka mjaft shqiptar”, ka thënë Arifi.