Kjo është Audia me targa serbe që po barte municion në Zveçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi më herët se sot u identifikua një veturë me targa të Beogradit në afëri të Zveçanit, në të cilën kishte armë, shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë” tha mes të tjerash Sveçla.

Sveçla bën të ditur se ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

Ai ka publikuar edhe fotografi të municionit, veturës Audi me targa serbe dhe se si ishte e ngarkuar ajo.