Në konferencën për mediat kryeministri Edi Rama sqaroi deklaratën e tij për ngrirje të marrëdhënieve me Serbinë, lidhur me situatën e krijuar në Kosovë. Rama tha se nuk nënkupton prishje të marrëdhënieve diplomatike, por kthim të tyre në pikën zero.
“Nuk bëjmë fjalë për prishje marrëdhëniet diplomatike, por në marrëdhënie që kthehen në një pikë zero. S’ka marrëdhënie, Çdo komunikim do jetë : lironi tre policët, vetëm kjo do jetë marrëdhënia: Liro ata të tre. Këtë kuptoj unë, por jo të ndalohen kamionët e të tjera, këto i ka qejf Albini” tha Rama, ndërsa theksoi se asnjë hap, nuk hyn dot Serbia në Kosovë ushtarakisht
“Jam i mahnitur negativisht nga disa shqipo që u hodhën përpjetë nga gëzimi se Serbia mund ta cënojë Kosovën. Asnjë hap, nuk hyn dot Serbia në Kosovë ushtarakisht, këtë kam thënë dhe e përsëris.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një akt që nis nga diskutimi ishin këtu e aty, por cënim territorial dhe fizik, por kjo s’do të thotë se veriu i Kosovës mund të shkojë në përplasje të armatosur nga situata brenda. Mos harroni Ukrainën, ku në këtë rast veriu do ishte Donbasi i Ukrainës. Duhet bërë gjithcka që kjo mos ndodhë.” theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës sa i përket situatës në veri dhe dialogut me Serbinë.
Kreu i qeverisë tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë prekin edhe vendet e tjera të rajonit teksa tha se ‘kur digjet një shtëpi, merr flakë e gjithë lagjia’.
“Së pari, ne jemi ekzaktësisht së bashku. Kjo lagje ku ne jetojmë ka kaë shumë ngjitur shtëpitë dhe të ndërlidhura fatet sa po u dogj njëra shtëpi, merr flakë e gjithë lagjia. Ky rajon nuk është as i Kurtit dhe as i Vuçiç dhe ne jemi këtu, ne kemi interesa në këtë rajon, rol në këtë rajon dhe nuk është ndërhyrje në punët e brendshme.
E dyta, thatë drafti është refuzuar. Nga kush? Nuk ia kam çuar as Kosovës dhe Serbisë por Francës dhe Gjermanisë dhe për dijeni presidentit të KE-së. S’kam pritur as të miratohet nga Kosova a Serbia sepse s’e kanë lexuar. As nuk kam pretenduar që të miratohet edhe kur të lexohet, është një kontribut. A do të vlejë apo jo rrugës, këtë le ta shohim por edhe sikur të mos vlejë në fund, është një kontribut për paqen dhe normalizimin emarrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontribut për Kosovën.
Ne jemi dy shtete por një popull. Këtë s’e zhbëjmë dot. Kur thashë që i janë mbyllur dyert e thashë me keqardhje si pasojë e asaj që u paralajmërua. Në fund fare një gjë përsëri dua ta rikthem, Shqipëria nuk është për të bërë sehir në këtë lagje dhe s’ka se si të rrijë pa i lëvizur të gjithë gurët kur sheh që gjëja mund të shkojë për dreq sepse prek të gjithë të ardhmen tonë në sensin e rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies.”, tha Rama.