Profesori dhe analisti Blerim Latifi teksa fliste për shoqërinë kosovare ka thënë se në ditët e sotme të gjithë në Kosovë i kanë sytë kah shtetit, se çka po u jep shteti.
Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7, tha se kjo qeveri dhe qeveritë e tjera që do të vijnë duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik.
Sipas tij, nëse qytetarët fillojnë me jetu një jetë ndryshe, atëherë nuk do të presin më nga shteti.
“Edhe kjo qeveri edhe qeveritë e tjera që do të vijnë është të fokusohen përnjëmend në zhvillimin ekonomik të këtij vendi, sepse kur fillon rritja ekonomike, fillon rritja e vendeve të punës, njerëzit kur të fillojnë me jetu ndryshe, nuk shikojnë ma prej shtetit cka po ju jep shteti, sepse kjo ide në fund të fund ne formalisht jemi në kapitalizëm por mentalitetin e kemi socialist”, tha Latifi.
Tutje ai shtoi se sot në Kosovë i madh e i vogël pa përjashtim i kanë sytë kah shteti.
“Sot në Kosovë i madhe i vogël të gjithë pa përjashtim sytë i kanë nga shtetit, cka po na jep shteti, kjo është pjesë e një tradite, mbase qytetarët e këtij vendi nuk janë fajtor por traditë mentale që ndryshon gradualisht e me vonesë”, tha Latifi.