Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, gazetari Ridvan Berisha tha se Kosova nuk mund të jetojë me këtë ndikim të Serbisë në veri.
“Kosova asnjëherë nuk i ka thënë jo dialogut, as kryeministri, e pamë që do të shkojë në Bruksel”, tha Berisha.“Prej vitit 2011 Kosova është në dialog dhe për të gjitha marrëveshjet e arritura Serbia është fajtore për moszbatim. Kryeministri Kurti ka thënë se mjaftë është mjaftë”, tha Ridvani.
Sipas tij Kurti po bënë mirë, sepse atje nuk ka shtet.
Pas këtij qendrimi të Berishës, Matoshi pyeti se a e dini ju kolegë kush i ndërton diktaturat autoritarizmat? Rrështimi, duartrokitjet, kjo bënë autoritarizma dhe jo qejfi i një njeriu që ka ardhë nga askundnajës do të thoshte Kadareja, dhe po don me u ba diktatorë. Ju me qendrimet e tilla po rreshtoheni me gabimet e Kurtit në veri.
“Kurti ka bërë mirë që do të shkojë në Bruksel, ti se din çfarë është gazetaria, i tha Matoshi, Berishës.“Çfarë shkolle ke kry bre burrë, të Ramiz Kelmendit a, ata që e kan kry shkollën atje e kanë mësuar këtë gjë”, Matoshi iu drejtua ashpatoshi iu drejtua ashpër Berishës