Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.
Lidhur me këtë çështje Mustafa ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të drejtë në vetëm në një rast.
Ish-kryetari i LDK-së thotë se Kurti ka të drejtë që po e kërkon lirimin e policëve të Kosovës, sepse ata po mbahen peng pa kryer asnjë vepër penale.
‘’Po tani problem është që këta po i vejnë kushte njëri-tjetrit. Vuçiqi i vë kusht që të lirohen krejt serbët e arrestuar në Kosovë. Në anën tjetër Kurit, me të drejt kësaj radhe po kërkon që të lirohen tre policët sepse ata janë grabitur, kidnapuar në territor të Republikës së Kosovës. Ata po qëndrojnë si peng atje, pa e kryer asnjë veprim në Serbi e as kundër Serbisë.’’, deklaroi ai.
Po ashtu Mustafa thotë se as Kurti e as Vuçiq nuk kanë gatishmëri që të ulen ta zgjidhin problemin.