Kim Mehmeti: Qëndrimi i Edi Ramës ndaj Kosovës dhe Kurtit, i turpshëm (VIDEO)

Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin që po mban ai në raport me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe politikat e këtij të fundit për veriun e Kosovës. Në një intervistë për gazetën LAJM, Kim Mehmeti, tha se Rama po tregohet më i kujdesshëm ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq sesa ndaj Kurtit.

“Unë e kam një parim që, vëllai juaj mund edhe të mos jetë i tillë siç e dëshironi ju ,por atë ju ka lindur nëna dhe s’mund ta ndërroni dhe s’mund që para vëllait tuaj asnjëherë të vendosni ndonjë tjetër, aq më shumë nuk mund ju të ja ktheni shpinën vëllait tuaj kur ai ka ndonjë problem, ka ndonjë të keqe që i ka ardhur në shtëpi dhe atë e bën vetëm vëllai i keq. Kjo është ajo që më bën që të jem edhe kritik, të mendoj se nuk është asgjë normale. Në rrethana ku kryeministri i Kosovës lufton me armikun tënd shekullor, jo me ndonjë problem që i ka dalur sot për sot që ne nuk e kemi ditur, ju të vazhdoni ende të mbani qëndrime të cilat do ju shpallin si mendjehapur, si njeri të matur, ajo do të thotë që ti je pervers në sjelljen tënde politike. Ajo shpreh vetëm monstruozitetin, pandjeshmërinë ndaj asaj që i ndodh një pjese të popullit tënd, sepse të jetë edhe e gjitha ashtu si ti e paramendon, ju nuk mund të silleni ashtu, ju nuk mund t’i shpërlani mëkatet armikut të popullit tënd dhe kjo është një absurd që këtë e bën vetëm “Dodiku i shqiptarëve”. Ai në një farë mënyre presidentit të Sërbisë i’a kryn atë punë që i’a kryn Dodiku në Bosnjë, që është i dëgjueshmi i presidentit serb dhe ky del që të jetë “Dodiku shqiptar” i presidentit serb dhe ky nuk guxon që presidentit serb të ja prish me asgjë. Pse, si unë nuk e di, por unë regjistroj atë që e shikoj dhe dëgjoj. Shikoj që ai është më afër me Beogradin sesa me Prishtinën, që është një gjë perverse. Shikoj që ai është më i kujdesshëm ndaj Vuçiqit sesa ndaj kryeministrit të Kosovës, që është diçka monstruoze dhe të gjitha këto t’i shikosh dhe të mos i thuash është mëkat”, tha Kim Mehmeti pwr gazetën LAJM.

Video: