Akuza të rënda mes Arifit dhe Ramabajës: Ti je UDB – s’merr vesh n’shqiptarizëm

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiperim Arifi është përplasur me analistin, Sadri Ramabaja, gjatë emisionit Pressing të T7.

Ata vazhdimisht e kanë akuzuar njëri tjetrin, por ndër akuzat më të shpeshta ishin për “përfshirje me UDB”.

Ramabaja e akuzoi  Arifin për një takim me Aleksandër Vulinin.

“Çfarë pune ke ti me shefin e shërbimit sekret serb”, i tha Ramabaja.

Më pas, Arifi ia ktheu Ramabajës me të njëjtën akuzë.

“100 veta po më shkruajnë në telefon se ti je i BIA-së, por edhe i UDB”, i tha Arifi.

Më pas debati i ashpër u kthye ku u nis, tek çështja e shamisë të cilën e bartë gruaja e Arifit.

“Zotëri a ka pasur nëna jote shami”, i tha Arifi – Ramabajës.

“Qy çfarë krahasimi, po ti s’merr vesh në shqiptarizëm”, vazhdoi përplasje”. /Gazeta Express