Kryeministri Kurti publikon faktet: Kështu u rrëmbyen tre policët, Serbia shkeli marrëveshjen e Kumanovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një postim në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje edhe njëherë që Serbia t’i lirojë tre policët e Kosovës që i rrëmbeu një javë më parë brenda territorit të shtetit tonë.

Kurti me këtë rast ka treguar ka dhënë detaje se si janë kidnapuar policët të cilët kanë qenë duke ngrënë bukë. Sipas tij, ata janë rrethuar në atë moment nga 15 personave.

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.

Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Ai ka theksuar se Kosova është në të drejtën e saj dhe kjo vëetetohet me fakte dhe dëshmi të tre policëve që i ka vizituar z. Jetish Jashari.

“Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar”, u shpreh kryeministri.

Në fund ai bëri thirrje edhe nga SHBA dhe NATO që ta dënojnë agresionin e Serbisë, e cila siç ka theksuar, ka shkelur pikën 4 të marrëveshjes së Kumanovës.

“Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.

Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, përfundoi kryeministri.

Postimi i plotë: