Pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove për gazetarët që u lënduan në veri para katër ditëve.
Ai ka mbajtur fjalën dhe tashmë gazetarëve të lënduar u janë ndarë të hollat.
“Fondacioni Golden Eagle ndanë 5000 € për gazetarët e lënduar sot në veri të Kosovës!
Së fundmi në veri të Kosovës janë sulmuar disa gazetarë të mediumeve të ndryshme kosovare andaj Fondacioni Golden Eagle ndanë 5000 euro për gazetarët e lënduar.
Nuk ka asnjë çmim që mund të paguaj punën e tyre dhe vlerën e raportimit objektiv rreth ngjarjeve në veri, por kjo më shumë është solidarizim dhe mbështetje për ta.
Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhshme”, kishte shkruar Palushi atë ditë në Facebook.