Skandali erotik i sih-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë reagime të shumta edhe nga politikanë dhe personazhe të njohur për publikun shqiptar.
Në lidhje me skandalin e Gjicit ka folur edhe gazetari Ismet Drishti. Në një intervistë për Euronews Albania, Drishti tha se ka takuar gruan që shfaqet në videon erotike të Gjicit, disa ditë para skandalit.
Ajo ka punuar në emisione investigative, ka bërë gjëra të tilla edhe më parë. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë rënë në grackën e saj, nuk dua të përmend emra pasi janë edhe njerëz që nuk jetojnë më. I kam thënë që nuk është punë për mua, unë jam shkodran, s’e bëjmë dot policin. Ky mund të ishte një emision investigativ. Nuk ka media në mes, kjo duket”, tha Drishti.