Haradinaj përgëzon Edi Ramën, kritikon ashpër Kurtin

Në Kosovë po vijojnë kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ndërsa në anën tjetër shprehet mbështetje për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi që sipas tij tregoi qëndrim dinjitoz rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të mos lirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh që po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

“Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.

Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.

I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.

Amerikë kemi nevojë për ju!

Ne jemi 100 përqind pro“- shkruan ai.