Disa serbë i kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare nga Serbia për në Kosovë. Bëhet fjalë për automjete transportuese të mallrave por edhe të udhëtarëve, ku dhe janë krijuar kolona.
Një qytetare ka shkruar në KlanKosova.tv, ku thotë se po detyrohen të kthehen nga territori i Serbisë për në Kosovë, pas diku 30 minutave të kaluara andej kufirit.
Kthimi është duke ndodhur pasi grupe serbësh kanë bllokuar rrugët për automjetet me targa të Kosovës.