Bëri shqiponjën me duar, Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë performancës

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenë dhe bënte me duar shqiponjën, këngëtarja u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishëmve në koncert.

Në videon e xhiruar nga fansat që ka qarkulluar në mediat sociale, këngëtarja e lindur në Brooklyn mund të shihet duke iu afruar para skenës, kur një telefon fluturon drejt saj.

Rexha më pas bie në gjunjë ndërsa një pjesë e stafit nxitojnë në skenë për ta ndihmuar.