Ditën e djeshme Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore, për të cilën revista Who ju solli edhe disa detaje ekskluzive.
Çifti mbajti një ceremoni në Abbazia San Galgano paraditen e djeshme dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza. Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta.
Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin. I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit. Me siguri ditët në vazhdim do mundemi edhe ta dëgjojmë këtë këngë, që për momentin e kanë shijuar vetëm çifti dhe të ftuarit./revistawho