Tensionet në veri: Shqiptarët e Shqipërisë tregojnë se a do të luftonin për Kosovë

Një material i përgatitur nga “Tirana Today’’ lidhur me tensionet në veri të Kosovës, shfaq mendimet e qytetarëve të Shqipërisë lidhur me situatën në të cilën po ndodhet Kosova, transmeton Gazeta10.

Shumë prej tyre që janë pyetur se a e mbështesin Kosovën, të gjithë ishin në mbështetje të Kosovës, duke thënë se nuk duhet kthyer kurrizin vëllait në momente të tilla.

Madje kishte edhe nga ata që shprehen gatishmëri se do të luftojnë për Kosovën.

Këto janë përgjigjet e disa qytetarëve që Gazeta10 ka transkriptuar:

“Situata kritike, Rama duhet të ndërhyj’’

‘’Kurti është jashtëzakonisht i saktë, i përpiktë. Rama ose duhet të përzihet duke respektuar vëllain tonë të Kosovës, ose të mos përzihet fare.’’

‘’S’mund të ketë mini-sheng pa vëllain tonë Kosovën. S’mundet me Serbinë e cila ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj.’’

‘’Jam gati në këtë moshë 70 vjeç, me ose pa armë. Jam gati t’i bëj rezistencë me armë e pa armë.’’

‘’Me anë të këtij flamuri t’i kërkoj Amerikës, se ju na ndihmuat po mos harroni fëmijët e vrarë, eksodin, Masakrën e Reçakut, gratë e dhunuara. Të gjitha mund të përsëriten sërish.’’

‘’Mbështes vendimet e Kurtit, është patriot, po mbron territorin e Kushtetutën e Kosovës… Kosova është Shqipëri, ne jemi një. S’mund ta tradhtosh vëllain tënd në këtë pikë kulminante’’

‘’Albin Kurti po tregohet njeri shumë i drejtë e i vendosur në atë që përfaqëson si kryeministër. Për herë të parë një kryeministër shqiptar po del të jetë burrë. Po të ketë vend për mua natyrisht që do luftoj.’’

‘’Po, do luftoj. U vrava, u vrava, punë e madhe.’’

‘’Po besoj që do luftoja për Kosovë.’’