Të shtunën mbrëma, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja ndaj Moldavisë përfundoi me rezultatin 2:0. Shënuesit e golave ishin Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) të cilët siguruan fitoren për Kombëtaren shqiptare.
Në “Air Albania” ishin shitur të gjitha biletat, gjë që bëri edhe një atmosferë fantastike.
“Tifozat Kuq e Zi” kënduan këngën e njohur të Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”, e cila i dedikohet komandantit legjendar, Adem Jashari.
Krahas videos së publikuar, “TKZ” shkroi: “Mitrovica zemra e Shqipërisë”.