Isa Mustafa: Përgjegjësinë për kidnapimin e policëve duhet ta merr qeveria jonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se përgjegjësinë për kidnapimin e policëve tanë nga ana e Serbisë duhet ta merr qeveria jonë, sepse siç tha, ata nuk kanë shkuar privatisht atje.

Në emisionin Info Magazine ai shtoi se ata njerëz i ka dërguar qeveria jonë në veri të vendit, dhe se në qoftë se e dërgon policinë atje, atëherë duhet që atyre policëve t’u mundësohet edhe siguria, që në asnjë rast të mos ndodh që të vijë dikush të hyjë nga Serbia në territorin e Kosovës e t’i kidnapojë tre policë e t’i çojë në një procedurë gjyqësore.

Është një situatë shumë e rëndë, është një situatë në të cilën ne po poshtërohemi si shtet për shkak të veprimeve të papjekura, se janë veprime totalisht të papjekura”,deklaroi Mustafa.