Rumania është mysafire e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Verdhekaltrit janë duke i bërë nikoqirllëk, këtij vendi, që është një nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Por është deputeti nga partia “Reper”, Dragosh-Catalin Tenita, ai i cili dy javë më parë ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Rumanisë, ku ka kërkuar që të ndodhë kjo njohje.
Argumenti i parë i tij ka qenë se Kosovën e njohin si të mëvetshme 21 anëtarët tjerë të BE-së, por edhe shtete të fuqishme si ShBA-ja, Kanadaja e Japonia.
Më tej Tenita ka thënë se njohja nga Rumania mund të kontribuojë në stabilitetin rajonal e mandej edhe që do të ishte në hap me vendimet dhe politikat evropian.