Presidentja e komitetit serb të Helsinkit, Sonia Biserko tha në një intervistë për Euronews Albania se krijimi i një Asociacioni në veri të Kosovës, do të ishte i rrezikshëm.
Sipas saj do krijonte një lider të rrezikshëm për Ballkanin ndryshe nga ç’ndodh në gjithë vendet e tjera me minoritete serbe, kjo pjesë do të kishte liderin e saj serb.
“Krijimio i asociacionit në veri të Kosovës do të krijonte një lider që do të ishte kryetari i serbëve të Kosovës ndryshe nga minoritetet që janë në vendet e tjera. Do ishte shumë e rrezikshme, do ishte një president, një lider shumë i rrezikshëm për Ballkanin.
Do të zhbënte komplet kuptimin e këtij asociacioni. Sidoqoftë, lejimi i shteteve etnike do ketë pasoja jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende të tjera që kanë minoritete.
Nëse hiqet dorë nga përpjekjet për të ndaluar krijimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive, atëherë do të humbasin edhe ato prioritete që ka BE-ja për të gjetur një zgjedhje të negociuar”, tha Sonia Biserko.