Georgina Rodriguez e cila u shndërrua në një yll pas lidhje së saj me Christiano Ronaldon, së fundmi ka ngritur një padi ndaj një ish kolegu të saj me të cilin kishte punuar në dyqanin e Gucci-t në Madrid para se të njihej me Ronaldon, pasi ky i fundit ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në një intervistë.
Pablo Bone, është një influencer spanjoll i cili tha në një intervistë se kishte punuar me Georginën në dyqanin e Gucci-t në Madid. Bone u shpreh se kishte punuar me të për dy muaj.
Sipas tij në fillim ajo ishte shumë e sjellshme, por qëndrimi i saj ndryshoi kur ajo u njoh me Ronaldon. Sipas tij ajo ndryshoi pasi niveli social dhe ekonomik i partenrit të saj e bëri atë të mendonte se ishte superiore.
Pas zbulimeve që bëri për episodet e supozuara nga e kaluara e Georgina Rodríguez, Pablo Bone zbuloi se kishte marrë “katër ose pesë ditë më parë një njoftim nga gjykata ku akuzohet për shpifje” dhe gjithashtu rrëfeu se kishte dëshmitarë dhe dokumente që vërtetojnë se ai ka punuar, në fakt, me modelen.
Më vonë gjatë bisedës, Pablo Bone tregoi se ka tentuar të kontaktojë me Georgina Rodríguez pasi ka mësuar për procesin, por që nuk ka marrë përgjigje. I pyetur nëse zbuloi detaje për të kaluarën e Georgina për të fituar famë, Pablo Bone siguroi se nuk ishte ashtu.
Lidhur me masën e dëmshpërblimit të kërkuar nga Georgina Rodríguez, Pablo Bone tha:
“Është shumë e lartë, por avokatët e mi më këshilluan të mos e zbuloja shumën” , rrëfeu ai, duke garantuar më pas se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje dhe se do të ketë një takim mes avokatëve në gjykatë.