Anëtarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti, ka bërë një thirrje të pazakontë përmes një postimi në Facebook.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë bregdetin shqiptar, apo siç e ka quajtur ajo “ Rivierën e Shqipërisë”, për këtë vit.
Reagimi skandaloz i Mehmetit vjen pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mehmeti është munduar disi të arsyetojë thirrjen e saj, për kinse “13 marrëveshjet e pezulluara që ishin për qytetarët e jo vetëm për kryeministrin”.
Bordi i RTK-së aktualisht përbehet nga tetë anëtarë. Ata janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2020.
Atëbotë, ky bord ishte vlerësuar gjerësisht si i pavarur dhe profesionist/Periskopi/