Vuçiç akuzon Kurtin për provokim lufte: S’mund të bllokojë mallrat serbe, populli do vdesi urie

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në vend. Në një intervistë për RTS, Vuçiç theksoi se Albin Kurti nuk mund të bllokojë mallrat serbe.

Madje, shton se kryeministri i Kosovës po kërkon që popullin serb në Kosovë të vdesë nga uria.

“Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot, që nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret e tjera. Nuk mund ta bëni! Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë. për t’i lënë pa ushqimet bazë, qumësht e bukë. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, tha Vuçic.