Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Në llogarinë e saj në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, shkurtë, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”.
Ndërkohë që sot janë kidnapuar tre policë kosovar nga policia serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili ka thënë se dyshon që të tre zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, teksa shtoi se po e sheh si shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të Millun Millenkoviq – Lune, të dyshuarit për sulm ndaj policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë”, deklaroi ai.