Mediat në veri po raportojnë për arrestimin e njërit nga drejtuesit e mbrojtjes civile në Mitrovicën e Veriut nga ana e Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve, operacioni i Policisë së Kosovës u zhvillua në një flokëtari atje. Për pasojë, çdoherë sipas raportimeve, PK-ja është sulmuar me gurë dhe gjësende të tjera nga serbët lokalë.
Për shkak të kësaj, është lëshuar edhe alarmi në Mitrovicën e Veriut.
Insajderi ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës lidhur me një operacion të mundshëm, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë ndonjë konfirmim.
Është publikuar edhe një video, autenticitetin e së cilës nuk ka arritur ta konfirmojë Insajderi, që sipas të cilës është momenti kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës arreston një person.