Rruga Lombard në San Francisko, njihet si rruga me më shumë kthesa në botë, dhe për shkak të veçantisë së saj është kthyer në një atraksion të madh turistik që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit.
Ndodhet në lagjen e pasur Russion Hill në atë qytet kalifornian dhe ka deri në tetë kthesa të mprehta në një shtrirje prej 180 metrash.
Ajo u ndërtua në vitin 1922 me sugjerimin e pronarit Carl Henry, i cili planifikoi t’i dhuronte rrugën qytetit dhe të krijonte një park atje.
Kthesa u bënë për të mbrojtur kalimtarët (këmbësorët) dhe për të ulur pjerrësinë natyrore të rrugës prej 27 për qind.
Rrugën e vizitojnë 250 automjete çdo orë, dhe të gjithë drejtuesve u rekomandohet të mos kalojnë mbi dhjetë kilometra në orë.
Gjatë bllokimit të trafikut, i duhen deri në 20 minuta që një automjet individual të dalë në rrugë.