Halil Matoshi: Bojkotimi i QUINT-it, për herë të parë që nga vitet e 90-ta

Halil Matoshi i ka quajtur “sanksione ndërkombëtare”, bojkotimin e ambasadorëve kryesor të shteteve të QUINT-it, në pritjen solemne të krerëve shtetëror për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Sipas tij, ky bojkotim po ndodhë për herë të parë që nga vitet e 90-ta.

Matoshi thotë se kjo ceremoni, si e tillë bëhet me qëllimin për t’i mirëpritur miqtë dhe aleatët e vendit për ta festuar rrugëtimin e çlirimit.

“Edhe Ibrahim Rugova edhe struktura tona, ndonëse jo me pushtet faktit, s;kanë ba asnjë pritje shtetërore pa shefat e huaj, sidomos pa shefin e zyrës amerikane në Kosovë, por edhe të tjerë. Rugova thojke që shtëpia s’mahet pa miqë.

Unë po e shoh në mënyrë ironike. Sekuentimi i Ohrit ka fillluar të zbatohet nga pika 11, e cila thotë që palët që shmanëg nga zbatimi i marrëveshjes, do të ndëshkohen. Nëse nuk janë të gjithë ambsadorët e QUINT-it është sanksion, s’ka dilemë.”, tha Matoshi.

Matoshi tha se sipas informacioneve që ka, amabsadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ndodhet jashtë vendit, në Uashington.