Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu ka udhëtuar për në Leposaviq për të vizituar kryetarin e kësaj komune Lulzim Hetemi.
T7 ka raportuar se Njësia Speciale e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in janë mbledhur për të gjetur një mënyrë që ministri Aliu të futej në komunë pa ra në sy të protestuesve.
Sipas televizionit, komandanti i KFOR-it ka biseduar edhe me pjesëtaret e tjerë të pozicionuar tek komuna për koordinim.
Në fund raportohet se komandanti i KFOR-it e ka anuluar këtë vizitë me arsyetimin “për shkak të ruajtjes së qetësisë”, kështu duke kthyer prapa ministrin Aliu.