Ish-banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të komentohen edhe kur ka kaluar mbi një muaj që nga përfundimi i tij. Raportet mes ish-konkurrentëve ende zgjojnë kureshtjen e publikut, e sidomos raporti në mes të fituesit të edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli dhe finalistes, Efi Dhedhes.
Dyshja që fillimisht kishin një miqësi me njëri-tjetrin, pas ri-hyrjes së Efit gjërat mes tyre nuk ishin njëjtë.
Të dy kishin disa debatet të forta deri pak para finales së madhe, ndërsa pas daljes nga shtëpia e famshme ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.
Dhe pikërisht për raportin që ka aktualisht me Efin, Luizi u pyet nga moderatorja Bora Zemani teksa ishte i ftuar si opinionistë në “Përputhen”.
“Mirë janë, nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, po kam kohë me Efin”, tha Luizi fillimisht.
“Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha me shaka këngëtari nga Shkodra.
Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Luizi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të mbaj koncertet e radhës. Ndërkohë, partnerja e tij Kiara Tito po bën xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve” në Turqi.