Analisti serb përmend Baton Haxhiun në televizionin serb, e quan “të besuar të Beogradit”, Manxhuka publikon pamjet

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka publikuar një video nga një debat të një televizioni serb.

Aty përmenden pikat e Asociacionit nga analistët serbë.

Ishte analisti serb Dushan Janjiq, që përmend portalin e Baton Haxhiut, që i ka publikuar pikat, por i cili si në shaka thotë se ka qenë gjithmonë i besuari i Beogradit.

E këto pamje nxitën reagimin e Manxhukës.

“Pamje pa koment”, ka shkruar ai, teksa ka publikuar edhe videon.