Rrjeti televiziv rekomandon plazhet më të mira që duhen vizituar nga pushuesit
Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve.“Këtë verë triumfi i plazheve i takon Shqipërisë ” e nis shkrimin media e radhës “National Geographic” në gjuhën spanjolle që e cilëson vendin tonë si parajsën e panjohur të Mesdheut.
Përmes këtij artikulli ky rrjet televizv u rekomandon lexuesve disa nga vendet më të mira për të pushuar.
Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar i turistëve për shkak të plazheve spektakolare sipas National Geographic. Për rivierën tonë përshkruan plazhet më të mira duke nisur nga plazhet e Ksamilit, Borshit, Gjipesë e për të ndaluar në ato të Dhërmiut, Jalës, Kakomesë, Porto Palermos e më pas në plazhin e Qeperaoit.
Por përveç natyrës së mrekullueshme, një pjesë e saj shumë pak njihet nga turistët, e përmes këtyre artikujve padyshim njerëzit do kenë kureshtje të shtuar për kulturën dhe historinë e vendit tonë.
E si në çdo media tjetër ndërkombëtare edhe këtu nuk lihet pa përmendur edhe gastronomia e pasur e vendit tonë. Kryeministri Rama ka shpërndarë artikullin në rrjetet sociale të cilin e quan një ftesë të parefuezueshme për të kaluar disa ditë në Shqipëri. Kryeministri informoi se vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë./TV Klan