Upss! Pas dasmës, Elgit Doda gjobitet me 30 mijë euro

Klea Huta dhe Elgit Doda më 4 qershor, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni përrallore në jug të vendit.
Nga premtimet në altar, surpriza e Kleas, lot dhe emocione nuk mungoi asgjë.

Edhe incidentet e vogla sigurisht. E një i tillë i ka ndodhur dhëndrit teksa po digjte shaminë e beqarit.
Aq mirë u dogj shamia sa gati nuk i morën flakë duart edhe Elgitit.

Mirëpo ky nuk ka qenë incidenti i vetëm i ndodhur në dasmën e çiftit, të paktën jo sipas Anxhelës së “TAR”.

Këtë radhë në emisionin “Ndryshe”, pre e ‘Telefonatës Kurth’ së Salsanos, Adit dhe Anxhelës ra pikërish Elgit Doda.

Teksa u telefonua nga Anxhela, e cila i tha se po e telefonojnë nga kateringu i dasmës, Elgit Dodës iu la të kuptohet se të ftuarit kishin shkaktuar një dëm të madh, përfshirë thyerjen e gotave, mungesa e pirunëve etj, të cilat shkonin në total rreth 30 mijë euro.

Sigurisht këtë Elgiti nuk e priti aspak mirë, dhe kjo u dallua nga përgjigja e tij.

“O lali ça thoni, ça 30 mijë euro, ku di gjë unë. S’ma merr mendja se kanë ikur të ftuarit me gota nëpër xhepa”, iu përgjigj Elgiti, duke shtuar më pas se do të kontaktojë me organizatoren e dasmës, Alketa Vejsiun.

Sigurisht më pas Elgitit iu tha se ishte një telefonatë “kurth” nga Anxhela, Salsano dhe Adi.