Pse rrufetë i godasin njerëzit dhe ja si t’i shmangim ato

Rrufetë janë shkarkime atmosferike të energjisë elektrike, që shoqërohen me bubullime. Shpejtësia e tyre është e madhe dhe temperatura e një rrufeje të zakonshme shkon deri në 30.000 gradë Celsius. Ato shkaktojnë dëme dhe zakonisht ndodhin në objekte të gjata, apo në fusha të hapura.

Rrufetë i godasin edhe njerëzit dhe kanë potencial vdekjeprurës.

Por çka thotë shkenca?

Nëse personi gjendet në fushë të hapur, i pambrojtur apo edhe pranë objekteve të mëdha, rrufeja mund ta godasë dhe nëse nuk intervenohet menjëherë, rreziku është i madh. Goditjet e drejtpërdrejta nuk janë shumë të zakonshme, por kur ato ndodhin, një pjesë e energjisë lëviz në trup përgjatë dhe mbi sipërfaqes së lëkurës. Ndërsa, një pjesë e konsiderueshme e energjisë futet në trup, zakonisht nëpërmjet sistemit kardiovaskular ose nervor, shkruan “Weather”.

Nxehtësia e prodhuar kur rrufeja lëviz mbi lëkurë mund të shkaktojë djegie, por kur rryma lëviz nëpër trup, shqetësimi rritet. Nëse aftësia për të mbijetuar goditjet e rrufesë lidhet me kujdesin e mëhershëm mjekësor, sasia e rrymës që lëviz nëpër trup është gjithashtu një faktor.

Një “minigoditje” nga rrufeja konsiderohet e tillë kur goditja ndodh pranë personit që po qëndron në fushë, por nuk e ka “cak” direkt atë. Energjia do ta përfshijë edhe atë, por jo në masë të madhe.

Energjia “udhëton” nga goditja brenda dhe përgjatë sipërfaqes së tokës. Kjo njihet si rryma e tokës dhe kushdo që gjendet në ambient të jashtëm kur ka goditje rrufesh, mund të jetë potencialisht viktimë e rrymës së tokës.

Metalet nuk e tërheqin rrufenë, por sigurojnë një shteg që rrufeja ta ndjekë atë. Shumica e viktimave nga rrufetë e brendshme ndodhin nga përcjellja që i bëhet energjisë. Rekomandohet që kur ka shkarkime rrufesh, të hiqen nga rryma kabllot elektrike, ose të ndërpriten rubinetat e ujit, të ndalen dushet, telefonat me kabllo dhe të mbyllen dritaret e dyert, pasi mund të jenë përçues të fortë të rrufeve.