Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë vjen si përkrahës i madh.
Ai ka thënë se e do më të mirën për Kosovën.
“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.
Lidhur me situatën në veri, Escobar ka thënë se ka përpkjekje për një formulë për harmoni mes komuniteteve.
Po ashtu, Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.