Profesori, Nexhmendin Spahiu, në emisionin “Personale” ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve me Serbinë është gabim, pasi Kosova nuk mund të jetojë pa veriun e saj.
Spahiu ka theksaur se shumë qytete në Kosovë si Prishtina, Skenderaj, Mitrovica marrin ujë nga liqeni i Gazivodës, duke shtuar se si do të ishte situata në këto qytete nëse nuk do t’i furnizoheshin më me ujë nga ky liqen.
“Ideja që Kosova mund të jetojë pa veriun saj, është plotësisht e gabuar, ujin që pijm në Prishtinë, në Skenderaj, Vushtrri, në Obiliq, Fushë Kosovë, në Mitrovicë e marrim nga liqeni i Gazivodës. Imagjino me mbet gjithë këto qytet pa ujë”, ka thënë Spahiu.