Ish-ministri i Jashtëm: Shqipëria në vend që të ndihmojë Kosovën, është vënë në mbrojtje të Serbisë

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora, Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Jashtëm u shpreh se SHBA-të kanë në agjendën e tyre edhe shumë çështje të tjera, jo vetëm Kosovën.

Ai tha se Shqipëria në vend që të ndihmojë Kosovën dhe të jetë në krah të saj, shpeshherë është vendosur në pozitën e mbrojtjen e Serbisë dhe ka justifikuar qëndrimet e saj.

Haxhinasto: SHBA-të kanë në agjendën e tyre shumë faktorë ndërkombëtare sikurse janë zhvillimet në lindjen e largët. Secili nga këto kanë peshën e vet. Do të shtoja edhe faktorë të tjerë, pasi ka një gatishmëri për të përdoruar zhvillimet për politikë të brendshme.

Ka gjithashtu që republika jonë me diplomacinë, në vend që të ndihmojë Kosovën dhe të jetë në krah të saj, shpeshherë është vendosur në pozitën e mbrojtjen e Serbisë dhe ka justifikuar qëndrimet e saj. Ndërsa Kosova është vendosur në një pozitë aspak të favorshme.