Beyer: Jam i dëshpëruar, BE-ja duhet ta kritikojë Serbinë (VIDEO)

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.

Beyer, tregoi se Serbia po shkelë marrëveshjen e fundit, dhe siç tha ai, mungoi kritika nga BE-ja për këtë.

“Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Nuk duhet penguar ose votuar në mënyrë aktive kundër pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Beyer në Edicioni Special në Klan Kosova.

Deputeti gjerman potencoi se të dyja palët detyrohen të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

Mua më ka dëshpëruar Bashkimi Evropian, se nuk erdhi zëri, për të kritikuar Serbinë. Ta dërgojë një mesazh të qartë, është diçka e barabartë, është diçka e ndërsjellë, të gjithë detyrohen për të bërë ato në çfarë janë zotuar në marrëveshjen e Ohrit, përndryshe është e vështirë të shkohet tutje”, shtoi ai.

“Duhet të përdorim ndikimin tonë te Beogradi që edhe në atë mënyrë që edhe ata të luajnë një rol konstruktiv në të ardhmen”.