Nisur nga inisiativat e ndërkombëtarëve por edhe të faktorëve të tjerë që ndikojnë në politikën shqiptare për dekr.iminalizimin e saj si dhe me një strategji tensioni që po përpiqet të mbajë peng vendin , Pamfleti nis botimin e një “dosjeje” me të gjitha akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat duhet të përballet njeriu që për 25 vjet sundoi këtë vend.
Me publikimin ekësaj “dosjeje”, ne synojmë të gjitha faktet dhe argumentet që rëndojnë mbi Sali Berishën. Sipaj gjykimit tonë këto fakte mund t’i shërbejnë prokurorisë për nisjen e një hetimi rrethtij. Dek.riminalizimi nuk presupozon vetem krasitjen e degëve të kr.imit por ndërhyrje në rrënjë.
Gazeta me e madhe kroate “Globus” shkruante:
NGA: Antun Masle
E marte, 19 korrik 1994.
Presidenti shqiptar, Berisha, dhe presidenti i Malit te Zi, Bullatoviq, jane marre vesh per kontrabanden gjigande te naftes per Jugosllavi.Presidenti shqiptar, Berisha i perzier
Gazeta me e madhe kroate “Globus”, me 56 faqe dhe me një tirazh prej 202815 kopjesh, në numrin e saj te dates 8 korrik ne tre faqet e para te saj botoi artikullin ekskluziv te cilin po e botojme te plote.
Deri ne dorezimin e gazetes sone ne shtyp ne mjetet e informacionit kroat nuk pati asnje reagim te Ambasades shqiptare ne Zagreb.
Reporteri special i “Globus” Antun Masle, ka hyre ne qytetin shqiptar, Shkoder, dhe ne kufirin shqiptaro-jugosllav.
Perkunder izolimit te plote nderkombetar te Republikes Federale te Jugosllavise, banoret e ketij vendi si edhe serbet ne territoret qe ata i okupuan ne Bosnje e Kroaci, sec here e me pak po e ndiejme mungesen e naftes. Dhe derisa, duke i ju falenderuar operacionit te gjere te forcave detare te NATO-s “Sharp Guard”, bregdeti jugosllav eshte krejtesisht i shkeputur. Milloshevici e Karaxhici naften e marrin permes kufirit shqiptaro-malazez.
Gjersa bllokada detare ndaj RF te Jugosllavise eshte vendosur me sukses, kontrabanda permes rrugeve tokesore, Jugosllavise i sjelle nafte te mjaftueshme edhe per nevoja ushtarake edhe per ato civile. Kanali me i madh e kryesor eshte kufiri shqiptaro-malazez pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres.
Rruga automobilistike prej kryeqytetit shqiptar, Tiranes drejt Shkodres, qytetit buze liqenit me te njejtin emer, nuk mund te krahasohet me asnje rruge automobilistike ne Evrope. Fjala eshte per rrugen me vetem dy traka shume te ngushte, madje me te ngushte se magjistrata e Adriatikut dhe pa shenja trafiku.
Katastrofa ekologjike e Liqenit te Shkodres
Perafersisht ne gjysmen e rruges se gjate 120 kilometra behet e qarte se cfare bartet me se shpeshti mes Tiranes dhe Shkodres. Ana e djathte e rruges Tirane-Shkoder duket e zeze dhe e yndyrshme prej naftes, kurse ana e majte eshte e thate me ngjyre normale asfalti. Kur i afrohemi Shkodres 40 kilometra fillon kundermimi i eres se naftes. Ne oret e hershme te pasdites neper kete rruge kalojne vetem kamione te vjeter kineze me 30 deri 35 bidona te medhenj rreth 210 litra me te cilet bartet nafta. Ne parim keta kamione vazhdojne rrugen kryesore deri nja 15 kilometra para Shkodres, ku 1 km para pikes se kontrollit te policise financiare futen ne nje rruge anesore dhe vazhdojne per ne bregun jugor te Liqenit te Shkodres. Ne rrugen kryesore mund te shihen edhe cisterna me rimorkio. Pervec cisternave vendase mund te shihen shpesh edhe ato me targa italiane ose greke, vetem se ne dallim prej atyre vendase, keto cisterna vazhdojne rrugen kryesore pa probleme. Ne te shumten e rasteve keto cisterna me targa te huaja as qe ndalen prej punkteve te rralle te policise.
Ne oret e pasdites fillojne te shpeshtohen cisternat me nafte qe hyjne ne Shkoder. Ne Shkoder prane cdo stacioni te karburanteve shihen grumbujt e cisternave. Vone pasdite ne secilin pej ketyre punkteve kam pare cisterna me rimorkio. Shoferet qendronin nen hije me gjase duke pritur erresiren e nates. Ne rrugen per ne Shkoder shiten bidona me nafte dhe shpesh kalojne traktoret, kamionetat dhe suket e mbushura me bidona plastike me njolla nafte. Shumellojshmeria e ketij transporti tregon shumllojshmerine e permasave te kontrabandes me nafte ne relacionin shqiptaro-serb.
Liqeni i Shkodres eshte me i madhi ne Ballkan dhe perfshin 160 deri 230 kilometra katrore siperfaqe. Dikur ky liqen ishte zone e zhvilluar e peshkimit, ujitjes dhe gjuetise turistike. Sot ky liqen eshte para katastrofes ekologjike. Rreth Liqenit te Shkodres kundermon ere e naftes dhe shihen njollat. Ne breg jane te vendosura lundra karakteristike rreth te cilave ndodhen fuci nga me te ndryshmet. Keto lundra jane dicka me te medha se lundrat tradicionale te peshkatareve shkodrane qe shfrytezoheshin shekuj me radhe. Jane te reja dhe duket se jane bere posacerisht per transportim te naftes. Jane te gjata prej 7 deri 9 metra dhe ne to mund te ngarkohen 5 deri 8 fuci me 200 litra.
Qyteti i Shkodres ka rreth 85 000 banore dhe ketu kane falimentuar te gjitha fabrikat dhe kombinatet, dhe nuk eshte bere ndonje zhvillim i dukshem i privatizimit dhe ndermarrjeve. Rrjeti i kontrabandes shtrihet ne shumicen e familjeve shkodrane edhe pse shqiptaret deklarativisht e denojne thyerjen e embargos sepse i frikesohen bashkise nderkombetare se mos e denon me embargo.
Kontrabanda ne brigjet e Liqenit te Shkodres behet ne tri nivele. E para, ne nivelin shteteror permes se ciles qarkullojne hapurazi cisternat vendase, greke e italiane. Ato arrijne nga rafinerite shqiptare te Patosit ose Ballshit, nga portet detare greke ne te cilat vjen nafta nga Lindja e Afert. Caku i cisternave eshte kalimi kufitar Bozhaj, 35 kilometra ne perendim te Shkodres. Tere diten zgjat grumbullimi i cisternave ne vendin e quajtur Koplik, qe ndodhet afer kufirit, ndersa pas ores 9 te mbremjes me lejen e zyrtareve shqiptare e malazez bartet ne Mal te Zi.
Te dielen, me 3 korrik, i kemi numeruar 46 cisterna te medha, cka paraqet nje sasi te madhe te pabesueshme te naftes.
Meqenese pesha e cdo cisterne eshte rreth 35 000 litra, kjo do te thote se me daten 3 korrik 1994 nga Shqiperia ne Jugosllavi me ndihmen e organeve te pushtetit shqiptar kane hyre 1700 tonelata nafte, cka do te thote se Shqiperia ne Jugosllavi eksporton 42 000 tonelata nafte ne muaj. Cmimi mesatar i naftes duke perfshire edhe transportin eshte 0.45 marka gjermane cka do te thote se kontrabanda shteterore shqiptaro-jugosllave me nafte kap vleren prej 19 milione marka gjermane ne muaj apo 228 milione marka gjermane ne vit. Nje gazete e vogel opozitare (me tirazh 10000-20000 cope) ka shkruar per thyerjen e embargos por pushteti nuk ka reaguar fare.
Ndonjehere edhe perfaqesuesit e pushtetit (sic eshte rasti i inspektorit financiar Dede Kasneci) orvaten te pengojne kete kontrabande. Per shperblim Kasnecin e nxoren nga puna. Eshte interesante edhe rasti i Gjegj Zefit, gazetarit te nje gazete te Tiranes “Aleanca”. Artikujt e tij nuk iu pelqyen organizatoreve te kesaj kontrabande dhe per kete Zefi pati konseguenca te renda dhe u burgos.
Gjergj Zefi keshtu e shpjegon thyerjen e organizuar shteterore te embargos kunder Serbise:
Thyerja e embargos dhe furnizimi i serbeve me nafte eshte rezultat i marreveshjes mes presidentit shqiptar SaliBerisha dhe presidentit te Malit te Zi Momir Bullatoviq. Berisha dhe Bullatoviqi u takuan ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar. Atehere edhe jane marre vesh per kontrabanden e madhe shteterore me nafte. Mbas marreveshjes se tyre kane filluar rradhet e cisternave me nafte nga kufiri shqiptaro-malazez.
Gjergj Zefi pohon se ne kontrabanden me nafte jane te perzier edhe kryeministri Aleksander Meksi, ministri Abdyl Xhaja, deputeti Ali Spahija dhe kryetari i qytetit te Shkodres Ali Kazazi. Vertetimin per kontrabanden shteterore e morem edhe nga ana malazeze. Politikani malazez Gjorgje Perishiq deklaroi per BBC-ne se nafta paguhet permes bankave kombetare te Shqiperise dhe Malit te Zi. Perishiqi gjithashtu pohoi se kjo nafte pastaj perdoret per nevojat e “Republikes Serbe” ne Bosnje qe udhehiqet nga kr.imineli Radovan Karaxhic. pervec kontrabandes ne nivel shteteror, naften ne Mal te Zi e shesin edhe grupe te organizuara te kri.mineleve. Fjala eshte per bandat qe me te madhe blejne nafte prej prodhuesve shqiptare ose greke te naftes e pastaj me tubacione ose lundra e bartin pertej lumit Buna. Percuesit e naftes pertej Bunes kohe me pare ishin aktive 24 ore ne dite, por pas aksionit te policise shqiptare, ne fillim te ketij viti, vellimi i kesaj pune ka rene. Kontrabandistet tani punojne vetem naten. Para se policia ta asgjesonte naftesjellesin, permes tij, serbeve u dergoheshin 10 tonelata nafte brenda 5 minutave. Tani ne lumin Buna ne vendin e quajtur Muriqan tubacionet montohen ne mbremje dhe cmontohen ne mengjes.
Kontrabandistet e mesem jane ata qe bartin naften me lundra. “Porti” i ngarkimit eshte vendi i quajtur Kamenica. Ne bregun matane kalohet per 20-30 minuta. Kamenica eshte nje fshat i votel 25 kilometra larg Shkodres. Prej kur ka filluar puna me naften, banoret e Kamenices jane fshataret me te pasur ne Shqiperi. Para cdo shtepie ne Kamenice i kam pare se paku qindra bidona dhe autovetura cka tregon per nje standard te larte jetese. Rrugen e asfaltuar kryesore per ne Kamenice e ka mbyllur policia, por kontrabandistet shfrytezojne rruget e tjera. Ne breg ndodhen kamionet, bidonat dhe lundrat.
Ne Kamenice arritem ne muzg. E parkuam veturen gjysem kilometri larg portit te kontrabandes dhe vazhduam ne kembe. Per raportin mes pushtetit dhe kr.iminalitetit ne Shqiperi me se miri deshmon fakti se mu ne Kamenice ndodhet kazerma e ushtrise shqiptare vetem disa qindra metra larg fucive, lundrave, kamioneve dhe cisternave me nafte per kontrabande.
Kontrabandistet shqiptare e shesin benzinen jashtezakonisht lire per vetem 0.7 marka gjermane. Kjo benzine ne Jugosllavi shitet 2.5 marka gjermane. Perndryshe nafta shqiptare eshte e kualitetit te dobet. Zakonisht 50-70 oktane dhe shebren me shume per djegie. Nga pakujdesi dhe shpejtesia e kontrabandes se madhe me nafte ne anen jugosllave ka ndodhur nje eksplodim ku jane hedhur ne ere 200 tonelata nafte e benzine, 4 cisterna dhe 10 automjete te vogla.
Se fundi, ne kontrabande bejne pjese edhe kontrabandistet e vegjel. Kete kategori e perbejne shumica e familjeve te Shkodres, te cilat naften e kontrabandojne me bidona dore. Keta stershites te vegjel fitojne mesatarisht 10 dollare ne dite dhe shpesh kane probleme me policine shqiptare e cila ua merr naften dhe i denon me gjoba. Kontrabandistet e “mesem” rrallehere e pesojne, sic ishte rasti i tubacioneve ne lumin Buna. Kurse ata qe marrin pjese ne kontrabanden shteterore ane krejtesisht te mbrojtur.
Per perfundim, shteti shqiptar i shet RF te Jugosllavise ne menyre te paligjshme dhe ne sasi te medha naften dhe denon vetem fukarenjte qe me kete pune nxjerrin buken e gojes./Pamfleti