“Po rren, friksohesh se të rrahin” – përplasen Qalaj e Bajqinovci

Në debatin parlamentar për situatën në veri, kanë debatuar ashpër edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Për këtë të fundit, deputeti Qalaj tha se kishte bërë intervenime për t’u takuar me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për të intervenuar për dikë të vetin.

Ani se Qalaj nuk bëri të ditur se për çfarë qëllimi ka kërkuar të takohet me Veselin.

Një gjë të tillë e ka mohuar Bajqinovci, i cili ia përmendi një rast, ku sipas tij, janë numëruar para në emër të krimeve ekonomike gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të policisë.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ia ka përmendur me emrin, personin për të cilin tha se Bajqinovci kishte dërguar intervevenca.

“Mos rrej, qetësohu. Ke dërguar te zotëri Kadri Veseli për ta pranuar Avniun që është në New York, pse po gënjen Mefail. Pranoje kur të gënjesh. Bëhu burrë. E di që të bërtasin, të rrahin, por më fal. Mefail të lutëm, a të kujtohet?”, e ka pyetur Qalaj Bajqinovcin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nëse nuk është e vërtetë një rast i krimit ekonomik, ai do të kërkojë falje.

“Këta e kanë stil me thënë, a e mban mend kur kemi takuar, kur ke dashur të vish me Hashimin. Unë ju siguroj dhe ju garantoj që kjo është e pavërtetë. A”, ka vijuar ai.

Deputetë po vazhdojnë të diskutojn në Kuvend për situatën në veri.